Shqipëria është duke u përballur me një situatë të vështirë për shkak të koronavirusit që deri më tani ka prekur 59 persona, ku janë shënuar edhe 2 viktima.
I ftuar në emisionin “Opinion”, mjeku Krenar Lila, mjek reanimator në QSUT, ka treguar se cilat shenjat e një personi pasi preket nga ky virus.
Lila tha se problemi i vetëm që këta persona kanë, është pamundësia për të marrë frymë, por kjo vetëm për të sëmurët që nuk kanë sëmundje të tjera shoqëruese.
“Kanë vetëm një gjë, pamundësi për të marrë frymë, për ata që nuk kanë sëmundje të tjera shoqëruese, sepse ata që kanë sëmundje të tjera, rënia e nivelit të oksigjenit në gjak mund të shkaktojë komplikacione. Pamundësia për të marrë frymë nuk është e dhimbshme, por është ankcioze (gjendje ankthi) dhe duhet ndërhyrë shpejt”.
Ndërkaq ai tha se një pacient që futet në terapi intensive, kohëzgjatja që kërkon kjo ndërhyrje kërkon disa ditë. /tvklan
g.kosovari