Policia Shqiptare i ka të regjistruar të gjithë qytetarët që kanë hyrë nga jashtë që prej shfaqes së koronavirusit në vend.
Zyrtari i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola, i ftuar në “Arena” në Rtv Ora u shpreh se “të gjithë shtetasit e huaj të futur në Shqipëri janë të evidentuar dhe mjafton t’i kontrollosh kartën e identitetit dhe ta verifikosh në TIMS dhe ti e di që X ka ardhur nga Italia apo ndonjë vend tjetër. Shumë shtete nuk e kanë një sistem të tillë unik”.
Lidhur me penalitetet ndaj këmbësorëve në rast të shkeljes së shtetrrethimit, Tola është i mendimit që “duhet kombinuar shtrëngesa me thirrjet. Nuk do të ishte zgjidhje burgosja dhe goditja. Ka ndërgjegjësim”.
Ai paralajmëroi se nëse numri i të prekurve do të ketë trend rritës masat do të përshkallëzohen. /e.s/