Pas procesit të rindërtimit, kryeministri Edi Rama i ka besuar ministrit Arben Ahmetaj edhe menaxhimin dhe përballimin e situatës nga koronavirusi që ka prekur Shqipërinë.
Ahmetaj do të jetë përgjegjës për koordinimin dhe drejtimin e punës ndërmjet ministrive dhe institucioneve, por edhe për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19.
Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave do të duhet të evidentojë jo vetëm burimet e brendshme dhe të jashtme financiare, por detajimin e nevojave për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni.
Deri tani virusi COVID 19 u ka marrë jetën dy personave në vendin tonë, ndërsa në total janë të infektuar 59 qytetarë.
VENDIMI I PLOTE
Për një shtesë në vendimin nr.11, datë 10.1.2020, të këshillit të ministrave, “për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të ministrit të shtetit për rindërtimin”Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. /e.s/