Mjeku Arben Gjata, Koordinator përgjegjës për organizimin dhe administrimin e burimeve njerëzore ekzistuese dhe atyre vullnetare për përballimin e situatës së koronavirusit, në studion e RTV Ora e ka krahasuar COVID-19 me një cunam . Ai theksoi se qytetarët vetë se e kanë në dorë.
A janë vetëm shqiptarët të pabindur?
“Është një problem që ka ndodhur në të gjithë botën, sepse njerëzit e mendojnë si grip të thjeshtë. Nuk është tërmet. Ku të gjithë mobilizohen, koronavirusi është si cunami. Në fillim vala e parë të lag këmbët, vala e dytë gjunjët dhe më pas të përmbyt ty dhe të gjithë çfarë ke pranë
Si po përballohet situata tek ne ?
Një virozë luftohet me dy mënyra, ose me vaksinë ose me medikamente antivirale. Jemi para një virusi që nuk ekziston asnjëra prej tyre. E vetmja gjë mund të funksionojë, dhe ne kemi këmbëngulur që kur hartoheshin planet për menaxhimin e situatës është që Shqiëria të hynjë në karantinë totale. Kjo ngadalëson përhapjen e sëmundjes.
Ata që japin shenja klinike përbëjnë 20% të pacientëve që janë të prekur nga COVID , 80 % që nuk shfaqin shenja, këta përbëjnë rriskun kruyesor të përhapjes së virusit. Këta bëhen shkak për përhapjen e këtij virusi, dhe problem i këtij virusi është se ka një përhapje shumë të shpejtë.
Edhe Zvicra mori masat drastike tonat. Jemi në fazën që e kanë në dorë vetëm qytetarët. Qëndrimi në shtëpi, zbatimi i rregullave të higjienës
Problem nuk është sa do prekë por sa kohë do për t’i prekur. Pra nëse do të jetë i shtirë në kohë do të kemi mundësi ta përballojmë në spitale. Sepse është sëmundje që vetëshërohet nuk ka ilaç.
A jane drastike masat shtrenguese te shtetrrethimit?
Në Wuhan, në Kinë u vendos që në një familje duhej të dilte vetëm një familjar për furnizimin me ushqim, një herë në tre ditë.