Amerikanët në të gjithë vendin, janë rreshtuar në radha të gjata pritje përpara dyqaneve dhe kanë nisur të blejnë armë nën kosto, të nxitur nga paniku i koronavirusit.
Shtetet më të prekura nga virusi Covid-19 si: Kalifornia, Nju Jorku dhe Uashingtoni, kanë qenë vendet të cilat kanë rendur në turmë për të blerë armë nën kosto.
Disa blerës kanë pohuar se ju nevojiten armët për të mbrojtur familjet e tyre nga plaçkitësit në rast se mbarojnë ushqimet ose pajisje të tjera. /e.s/