1. Përdorni doreza që të mbroheni më mirë nga virusi. Përdorimi i dorezave rrit rrezikun për infektim nga virusi.
2. Rrini 1 – 1.5 m larg njëri tjetrit. Rrini 3-4 metra larg se virusi fluturon. Shkoni e rrini te komshiu që ti shpëtoni virusit në shtëpinë tuaj. Kujdes mos infektoni komshiun…
3. Virusi jeton deri 8 orë. Virusi jeton 24 orë. Virusi jeton 72 orë. Virusi jeton deri një javë. Akoma nuk dihet sa jeton virusi.
4. Virusi është si grip. Virusi mund të kalojë pa e ndjerë fare. Virusi është si grip i rëndë. Virusi të vret!
5. Laj duart shpesh. Laj duart edhe më shpesh. Laj duart gjithë ditën. Kur të bësh dush mos i laj duart. Nëse doni të bëni dush, s’ka ujë.
6. Hiqi këpucët se infektohesh. Vishi këpucët se infektohesh. Virusi të kap po të gjeti zbathur. Virusi i heq këpucët kur futet tek ju.
7. Rrini larg njëri tjetrit. Jo kontakte. Bëni seks por distanca duhet jo më pak se 4 m nga njëri-tjetri.
8. Hani hudhra. Mos hani hudhra. Hudhra ka efekt kur shoqërohet me limon. Limoni nuk ju bën mirë ndaj hiqeni nga menyja. Mos hani çdo gjë, përveçse gjithcka.
9. Mos dëgjoni mjekët popullorë. Dëgjoni specialistët. Mos dëgjoni specialistët. Dëgjoni gazetarët. Mos e mbani të ulët audion se mund të mos dëgjoni asgjë.
10. Doli vaksina. S’ka dalë vaksina. Vaksina po del. Vaksina don 4 muaj të dalë. Ndoshta nuk do ketë kurrë vaksinë. Vaksina nuk pranon të dalë. Virusi ikën nëse pini raki.
11. Epidemia do zgjasë 1 muaj. Epidemia do zgjasë 3 muaj. Epidemia do zgjasë nuk dihet se sa. Epidemia do ndryshojë rendin botëror.
12. Virusi rrezikon ato mbi 70 vjeç. Virusi nuk vret ata nën 50 vjeç. Virusi vret gjithkënd. Nuk dihet se kush është më i rrezikuar prej virusit.
13. Nëse keni kollë keni virus. Nëse nuk keni kollë mund të keni virus. Nëse keni virus keni kollë dhe virus.
14. Virusi dallon nga gripi. Virusi ka simptoma shumë të ngjashme me gripin. Është e vështirë të ngatërrohet me gripin. Vetëm analiza mjeksore e gjen nëse ke virus apo jo.
15. Përdorni lëngje që të evitoni virusin. Mos përdorni lëngje se ndihmojnë virusin të lëvizë. Përdorni lëngje pa virus…🤨🤨🤨
Nga Abdulla Diku
(Titulli eshte i redaksise)