Ujësjellës-Kanalizime në Tiranë ka njoftuar qytetarët se duke filluar nga dita e sotme, do të mund të marrin shërbim vetëm në Zyrat Qendrore dhe Pika UKT rruga “Petro Nini Luarasi”, Tregu Elektrik dhe Pika UKT rruga “Bardhyl” nga ora 08:00-16:00.
Specialistët e UKT-së i kanë bërë apel qytetarëve për respektimin e distancës së lejuar nga autoritetet.
“Kërkojmë bashkëpunimin tuaj në respektimin e distancës së lejuar nga autoritetet për të shmangur çdo grumbullim apo kontakt që mund të ekspozojë qytetarët dhe punonjësit me virusin e ri, COVID-19. Rikujtojmë se për kryerjen e pagesave të faturave të ujit qytetarët mund të përdorin këto kanale alternative: Aplikacionet Bankare e-Banking, Easy Pay, Western Union, AK Invest”, njofton UKT. /e.s/