Koronavirusi ka tmerruar gjithë botën, por nga SHBA vjen një lajm i mirë. Në SHBA është bërë testi i parë për një vaksinë kundër koronavirusit shkruan Associated Press. Prova është bërë tek vllnetarja e testimit Jennifer Haller në zonën e Seattle, një nga më të prekurat në SHBA e cila thotë: “ Të gjithë duan të bëjnë diçka për këtë emergjencë. Kjo është një mundësi e mrekullueshme për mua për të bërë diçka”.
Injkesioni u krijua në kohë rekord pas shpërthimit të virusit në Kinë dhe përhapjes në të gjithë globin. Zbulimi i vaksinës u zbulua në ‘Kaiser Permanente Washington Health Research Institute ‘ por për të pasur një vaksinë të vlefshme shkencërisht, do të duhet një peridhë midis një viti dhe një viti e gjysmë.
Provat do të bëhen tek 45 vullnetarë të moshës nga 18-45 vjec dhe pas asnjë sëmundje tjetër pra duhet të jenë të shëndoshë. Qëllimi i eksperimentit është të shihet nëse vaksina ka efekte anësore, dhe është hapi i parë drejt një eksperimenti më të madh.
Emri i kodit të vaksinave është “mRNA-1273” dhe u zhvillua nga Instituti Kombëtar i Shëndetit (Nih) dhe kompania e bioteknologjisë Moderna Inc. me qendër në Massachusetts.
“Ne jemi një ekip i përkushtuar për studimin e koronavirusit”, tha Lisa Jackson, drejtore e studimit të Institutit të Kërkimeve në Kaiser Permanente Washington. “Të gjithë duan të bëjnë atë që munden në këtë rast,” shtoi ajo.
Kjo vaksinë nuk është e vetmja mbi të cilën po punohet, dhjetra ekipe kërkimesh në të gjithë botën janë duke punuar për të krijuar një vaksinë kindër COVID-19. /e.s/