Naftëtarët e rafinerisë së naftës në Ballsh i kanë drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama.
“Me sëmundje profesionale,pa shpresë, dhe pa lek, në familjet tona ka pllakosur heshtja dhe skamja. Me autoritetin që Ju jep ligji, por dhe e drejta për të jetuar, Ju drejtohemi juve z.Rama të merrni ne dorë fatet tona , të Rafinerisë dhe gjithë krahinës së Mallakastrës”, thuhet në letrën e tyre.
Letra e plotë
I Nderuar z Rama!
Ne naftetarët e Rafinerisë së Armos në Ballsh vërtet paskemi lindur për të vuajtur. Edhe pse prej vitesh kemi këkuar nga ju që hallet tona te marrin fund, gjë të cilën ju vetë na e patët premtuar, u desh dhe kjo situatë e kësaj semundjeje, që për ne të jetë fatale për jetën.
Me sëmundje profesionale,pa shpresë, dhe pa lek, në familjet tona ka pllakosur heshtja dhe skamja. Me autoritetin që Ju jep ligji, por dhe e drejta për të jetuar, Ju drejtohemi juve z.Rama të merrni ne dorë fatet tona , të Rafinerisë dhe gjithë krahinës së Mallakastrës.
Me besimin se kjo letër e shkruar me shumë dhimbje s’do te bjerë në vesh të shurdhër,presim me padurim një përgjigje nga ju.
Me respekt,në emër të gjithë naftëtarëve ,Kreu i Sindikatës së naftëtarëve,Sokol Dautaj.