Aurela Gaçe ka treguar se e ka përjetuar edhe më parë karantinën. Aso kohe nuk kishte virus në qarkullim, por këngëtarja donte që të bënte të pamundurën për të sjellë në jetë vajzën dhe iu bind urdhrave të mjekëve.
Këtë e ka zbuluar me anë të një shkrimi në Instagram, ku tregon se ndodhet e izoluar në shtëpi për hir të fëmijëve dhe familjarëve të saj.
Fjalët e këngëtares i kanë prekur të gjithë. Lexoni shkrimin e plotë.
“Mbas ne kohe. #Nuk kam publikuar asnjehere foto nga “ditet e karantines time ” qe zgjati 6muaj e gjysem ,gjate kohes qe prisja vajzen e dyte. Fotoja e pare eshte gjate kohes kur numeroja javet e fundit ,teksa mundoheshim me mjeket qe te arrinim te preknim muajin e 9.
Periudha me vigona neper duar ishte 6 javore, e sigurisht as ulur nuk mund te qendroja….por ,periudha perpara ishte gjithashtu shume e veshtire. Mjeket me dhane urdher te qendroja ne shtrat ne menyre absolute qysh kur zbuluam shtatezanine . Mendojeni pak, jo 1 dite, jo nje jave, jo nje muaj. Nuk dihej sa mund te vazhdonte rreziku, keshtu qe isha e detyruar per shendetin e jeten e asaj krijese qe po rritej brenda meje.
Vajza e madhe, Grace, donte te flinte me mua ,ta merrja ne krahe,te luanim sic ishim mesuar te benim çdo dite. Une sigurisht nuk mundesha dhe i flisja e i tregoja se nëse mami te ngre ne krahe, ose pa dashje ti mund te godasesh barkun nese fle me mamin, atehere do lendojme motren ose vellane “-i thosha” . Ajo mundohej te kuptonte, paçka se ishte vetem 4 vjeç. Me puthte ,mua edhe barkun ,aty ku paçka se nuk e shikonte, e dinte se po vinte nje jetè e re. Ishte periudhe shume e veshtire per te gjithe ne.
Ne foton e dyte, ishte momenti qe do te shkonte me gjyshen e saj ne plazh ne javet e verës, e une s’mundesha te isha me te as per ta percjelle tek dera, e as ta puthja e ta perqafoja per jave te tera….nderkohe qe mami im ishte ne sherbimin tim gjithe kohes.
Gjate kohes se rrezikut, arrita vetem per 2 muaj e pak qe te ngrihesha e te kisha aktivitet, pastaj siç e shikoni ne spital. Ne ate kohe, as nuk postoja gje, as i tregoja keto. A merzitesha? A qaja? Sigurisht qe po, por arsyeja pse po e kaloja kete “karantinim” ishte vetem e vetem per jeten e re qe po vinte ne familjen tone. Ju sot, mund te luani brenda shtepise, te gatuani, kerceni etj etj, por ka gra, te cilat s’kane mundur edhe per 9 muaj te bejne asgjeeee nga keto, ne emër te “JETËS” .
E nderkohe qe ju vazhdoni ti perqafoni femijet, une e gjithe grupi im, as nuk mundemi t’u afrohemi femijeve tane, akoma edhe 10 dite,pasi jemi veteizoluar per shkak se kemi qene ne udhetim. Prandaj, durim o miq, ne emer te “JETËS”!”.
/a.r