Teksa rastet e të prekurve me koronavirus në Kosovë numërohen 15, duket se dyqanet kanë një sjellje krejt të ndryshme nga Shqipëria.
Fotot e mëposhtme kanë mbërritur në adresën e JavaNews nga një lexues. Etiketat e çmimeve për frutat dhe perimet tregojnë se ato mbeten të njëjta si në ditët normale.
Ndërkohë që në Shqipëri janë paralajmëruar gjoba ekstreme për subjektet tregtare, që po abuzojnë për të përfituar nga situata e karantinës dhe e panikut të qytetarëve.