Këtë javë përgjithësisht në vend do të mbizotërojë moti me diell e vranësira të lehta kalimtare.
Era, do të fryjë me drejtim veriperëndim e verilindje e lehtë e mesatare në brigjet detare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 dhe 4 ballë.
Sa i përket temperaturave sikundër shihet në tabelë, gjatë mëngjeseve parashikohen të ulëta. Gjatë orëve të mesditës rritja e tyre do të jetë e ndjeshme, veçanërisht në zonat e ulëta e bregdet.