Presidenti i Kinës Xi Jinping, në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, paraqiti propozimet për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë në vendet e ndryshme të botës, duke dhënë projektin kinez lidhur me këtë gjë.
Qysh nga shpërthimi i epidemisë, Xi ka theksuar shumë herë konceptin e “bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit”, duke theksuar shtimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Tani, me përpjekje të shumta, Kina ka pasur arritje pozitive në parandalimin e epidemisë. Guterres-i vlerësoi që kjo është jo vetëm në të mirë të popullit kinez, por bërbën edhe një kontribut të rëndësishëm për botën.
Përpjekjet e popullit kinez kanë dhënë kohë të çmuar për parandalimin dhe kontrolllin e epidemisë nga vendet e tjera të botës, çka është kontribut i rëndësishëm për tërë botën.
Si duhet të zhvillohet lufta kundër epidemisë në fazën tjetër, në mbarë botën? Xi në bisedë me Guterres-in shtjelloi projektin kinez. Fokusi i këtij projekti është veprimi i shpejtë, parandalimi i përbashkët dhe bashkimi i fuqive të ndryshme.
Ky projekt në fakt është fryt i përvojës së Kinës në luftën e saj kundër epidemisë, si edhe i studimit dhe i vlerësimit të thellë të gjendjes së tanishme të epidemisë globale. Kjo tregon përgjegjësinë e liderit të një fuqie të madhe lidhur me shëndetin publik global dhe interesat e përbashkët të njerëzimit.
Epidemia nuk njeh kufij kombëtarë. Përpjekjet e Kinës kundër epidemisë dhe propozimet e saj kanë ofruar mençuri për luftimin e përbashkët nga bota kundër koronavirusit në fazën e ardhshme, duke shtuar energjinë dhe duke zbatuar me veprime konkrete konceptin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit.
Specialisti Li Zhongjie iu përgjigj me një grafik pyetjes: Përballë epidemisë, çfarë rezultatesh do të kenë masat e strategjitë e ndryshme?
Grafiku e tregon në mënyrë të qartë: nëse nuk ndërhyhet, epidemia përkeqësohet shumë shpejt; me strategjinë e kontrollit, epidemia lehtësohet ndjeshëm.
Në këtë moment të krizës globale të epidemisë, Kina ndan përvojën e saj në mënyrë të hapur e plotësisht.
Sekretari i Përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha “Faleminderit” në gjuhën kineze në videofjalimin e tij të hapjes.
Tani, më shumë vende po marrin masa të forta ndërhyrjeje për të frenuar epideminë.
Kuvajti shpalli mbylljen e qytetit, Irani filloi ndërtimin e spitaleve të përkohshme, Holanda anuloi veprimtaritë me mbi 100 veta, Vatikani mbylli Bazilikën e Shën-Pjetrit dhe sheshin para saj, shteti amerikan i Nju-Jorkut formoi zonat e kontrollit për rajonet me numrin më të madh të të prekurve, ndërsa Italia do të ndërtojë një spital të posaçëm për të prekurit nga COVID-19.
Përvoja e Kinës po merret nga vendet e tjera të botës.
Komunikimi ka dhënë besim dhe informacione e vlefshme. Për frenimin e shpërthimit të COVID-19 duhet bashkëpunimi i të gjithëve.