Policia e Tiranës arrestoi një të shumëkërkuar i cili grabiste aksesorë të automjeteve të shtrenjta.
Blutë e kryeqytetit ndaluan 42-vjeçarin Aleksandër Qarri ndaj të cilit rëndon akuza e grabitjes për të paktën 17 raste të dokumentuara me prova shkencore.
Ai është kapur në kushtet e flagrancës në rrugën “Bilal Golemi” në Tiranë, ku është kapur duke vjedhur në dy garazhe një navigator si dhe pasqyrat e 5 automjeteve të tjera tip Mercedes-Benz.
Ky shtetas rezulton i dënuar më parë për vjedhje.