Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli njoftoi sot se ndër të infektuarit e rinj me Covid-19, ishin edhe dy mjekë të Spitalit “Shefqet Ndroqi” Në Tiranë.
Por si mund të jenë infektuar personeli i Sanatoriumit?
Burime për ABC News kanë bërë me dije se, një i sëmurë nga Lushnja i shtruar në Sanatorium për shqetësime të tjera, të palidhura me koronavirusin, u vizitua para disa ditësh nga një i afërm i ardhur nga Italia.
Me sa duket dyshohet se i afërmi i të sëmurit ka qenë i infektuar nga Koronavirusi, për pasojë ka infektuar edhe pacientin që ndodhej i shtruar.
Personeli mjekësor i spitalit “Shefqet Ndroqi” që i kanë shërbyer pacientit, dyshohet se i janë nënshtruar testit për Covid-19, pasi është mësuar se pacienti i shtruar, është vizituar nga i afërmi i ardhur nga Italia.
Ndërkohë është e paqartë situata e të afërmit “vizitor”, nuk dihet se ku ndodhet dhe se sa persona të tjerë mund të ketë kontaktuar pas ardhjes nga Italia. Ndërkohë pacienti që ishte i shtruar në Sanatorium është transferuar në Spitalin Infektiv në Tiranë.
/a.r