Një lajm që ngjallë shpresë dhe optimizëm po qarkullon në Itali. Flitet se në Romë është zbuluar vaksina dhe do të testohet në 2-3 muajt e ardhshëm tek moshat e treta. Një informacion i tillë është bërë e ditur për Report Tv nga gazetarja shqiptare Vjollca Cumraku.
“Italia është bërë një zonë e kuq në të gjitha rajonet, ky fakt ka sjellë që lëvizja e qytetarëve të jetë gjithnjë e më e paktë. Qytetarët duhet të lëvizin vetëm për arsye të domosdoshme, në farmaci apo ushqime apo për të shkuar në punë. Nëse dalin rrezikon mbi 200 euro gjoba dhe tre muaj burg. Gjetja e vaksinës një lajm shumë i mirë. Madje flitej që edhe në Romë mund të krijojnë pas 2-3 muajsh mund të dalë vaksina dhe mund të bëhet tek moshat e treta që janë më të prekura”, tha Vjollca Cumraku, gazetare në Itali.
Nga ana tjetër, mbi 7000 persona janë kapur nga policia të cilët nuk kanë respektuar vëtëkarantinën në Itali, të cilët do të dënohen me gjobë nga 200 euro deri në 3 muaj burg. Një shifër e tillë u tha nga shqiptari në Itali, Eduard Kola duke cituar shifrat zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Sipas tij pritet që numri i të infektuarve të rritet në javët në vijim dhe për këtë da dy argumente.
“Janë kontrolluar 157 271 persona, mbi 7000 persona janë kapur se nuk kanë plotësuar kushte për të lëvizur. Sipas ekspertëve nuk është arritur ende piku, pritet që të arrihet në javën e dytë për dy arsye për shkak të lëvizjes të njerëzve nga veriu në jug dhe masave të vonuara të marra nga qeveria. Kemi dëgjuar raste të personave që janë prekur nga koronavirusi, kanë shkuar në spital po nuk janë shtruar se mund të kalohet në shtëpi”, tha Eduard Kola.