Vazhdojnë të rriten në mënyrë të frikshme numrat e të prekurve dhe atyre që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin fqinjë, Itali.
Mediat italiane raportojnë se janë 14955 të sëmurë nga koronavirusi në Itali, rreth 2116 më shumë së të enjten, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 1266 persona, 250 më shumë se një ditë më parë.
Mësohet se 1439 persona janë shëruar nga koronavirusi në Itali, 181 më shumë sesa dje. Ndërkohë në total që nga dita e pare e shfaqjes së koronavirusit në Itali, numri i personave të prekur është 17.770.
Të dhënat janë bërë publike nga komisari Angelo Borreli, gjatë konferencës për shtyp nga selia e Mbrojtjes Civile.