Papa Françesku çdo mëngjes ua ka dedikuar lutjet e tij personave të prekur nga koronavirusi i ri.
Ai iu ka kërkuar njerëzve në të gjithë botën që të luten për zyrtarët qeveritarë dhe liderët të cilët janë të detyruar të marrin vendime kritike dhe masa drastike, të cilat mund të mos jenë të pëlqyeshme.
“Le të vijojmë të lutemi për të sëmurët, të afërmit e tyre, për prindërit me fëmijë në shtëpi, por kryesisht do t’ju kërkoja të luteshit për autorietet.
Ata duhet të marrin vendime dhe masa që njerëzit mund të mos i pëlqejnë, por kjo është për të mirën tonë”, u shpreh Papa.
Ati i shenjë shtoi se zyrtarët vendimmarrës ndihen shpesh herë të vetmuar dhe të pamirëkuptuar, ndaj të lutemi për ta.
g.kosovari