Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla fton qytetarët ta injorojnë politikën që ka në krye ish kryeministrin Berisha, për të cilin deputetët e Komisionit të Shëndetësisë kanë kryer dhe një padi, dhe liderin e PD Lulzim Basha.
Në një postim në Facebook e tij, Balla i quan “politikanë të pashpresë, “ushtarë” të dëshpëruar të së keqes, të gatshëm të përdorin edhe një pandemi si koronavirusi, për të shpërndarë panik, nxitur ankth, kërkuar rrëmujë, apo demoralizuar mjekët dhe infermieret.
POSTIMI I PLOTE
Këtë lloj politike me në krye SB dhe LB duhet thjeshtë ta injoroni. Politikë me maskat, politikë me mesazhet, politikë me gjithçka deri edhe me jetët e njerëzve. Politikanë të pashpresë, “ushtarë” të dëshpëruar të së keqes, të gatshëm të përdorin edhe një pandemi si koronavirusi, për të shpërndarë panik, nxitur ankth, kërkuar rrëmujë, apo demoralizuar mjekët dhe infermieret. Të ankohesh se pse duhen njoftuar me çdo mënyrë qytetarët për të zbatuar rregullat bazë sanitarë në këtë kohë emergjence, vetëm këta soj mund ta bëjnë (shiko videon çfarë janë në gjendje të bëjnë këta).
Kthehemi tek çështjet e rëndësishme.
🔴 DITE E PARË NË MBROJTJE TË VETES, FAMILJES🤗👍🙏
🔴 POLICIA E SHTETIT VIJON TË SIGUROJË REGJIMIN E MOSQARKULLIMIT SË BASHKU ME FORCAT E ARMATOSURA
🔴 FRIKË❌, KUJDES✅