Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim nuk ka shkuar sot në ceremoninë për Shkollën e Magjistraturës, takim I planifikuar që më herët. Shkak janë bërë masat për koronavirusin në vendin tonë.
Me një shënim në rrjetet sociale, ambasadorja amerikane në vendin tonë, thekson se “mbeshtet rregullat e qeverise per Covid-19”.
“Në pamundësi për të shkuar në Shkollën e Magjistraturës siç ishte planifikuar – Ambasada e SHBA mbështet rregullat e qeverisë shqiptare për COVID-19 – por dëshiroj të falënderoj Drejtorin Sokol Sadushi dhe ekipin për punën e shkëlqyer me USAID / Shqipëri” Programi “Drejtësi për të gjithë” dhe partneret e tjere ndërkombëtare për të zbatuar reformën në drejtësi. Lajm i shkëlqyeshëm që Shkolla e Magjistraturës tani ka një kurrikul të plotë për Administrimin e Gjykatave dhe Sallën moderne për trajnimin e gjyqtarëve të rinj! ” Ambasadori Yuri Kim”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.