Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga transporti urban në Tiranë, i cili po përdoret vetëm nga mjekët dhe infermierët.
Në fotot e publikuara nga vetë kryeministri të gjithë, mjekët, infermierët, policët dhe shoferët e mjeteve shfaqen me maska dhe doreza.
Po kështu, secili person që hipën në autobus tregon dokumentin e autorizimit për të lëvizur.
“Transporti urban i posaçëm vetëm për personelin mjekësor do të funkisonojë me përpikmëri deri në fund të luftës”, shprehet Rama.
Rama theksoi se transporti urban do të funksionojë deri në fund të luftës. Kujtojmë se transporti urban për qytetarët është pezulluar.
g.kosovari