Mjeku i njohur Tritan Kalo ka dalë sot me një tjetër apel të fortë për gjithë shqiptarët, në kohën që vendi ynë ka shënuar deri me dje 23 të prekur nga koronavirusi.
Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Kalo apelon qytetarët të rrinë në shtëpi, duke thënë se kjo nuk është sakrificë, as vetmohim, por domosdoshmëri në kohën që rreziku është kaq pranë.
“NA NDIHMONI që të kemi mundësinë t’ju ndihmojmë brënda kapaciteteve tona në betejën kundër Covid-19, duke mos u rrezikuar të infektoheni me shkeljen e shumë rregullave të arta të vetëizolimit” shkruan ai, duke keshilluar se duhet te ushqeheni shendetshem e te mbani perhere te njome fytin tuaj.
Postimi i mjekut Tritan Kalo
NUKU është sakrificë…NUKU është asnjë shkelje e të drejtave tuaja themelore….QËNDRIMI në shtëpi është vetëm e vetëm përforcim i të drejtave tuaja për JETËN, për triumfin e saj ndaj rrezikut vdekjeprurës, që MUNDET t’ju vijë në këto momente të Epidemisë së Covid-19…..VETNDËRGJEGJËSIMI ishte, është dhe do të mbetet “kyçi i artë” për përballjen me këtë sëmundje…..NUKU është aspak vetflijim për ju por vetëm e vetëm për Mjekët, Infermjerët, Imazheristët, Farmacistët, Sanitaret dhe i gjithë stafi mbështetës në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, i cili vigjilon për jetët tuaja….NA NDIHMONI që të kemi mundësinë t’ju ndihmojmë brënda kapaciteteve tona në betejën kundër Covid-19, duke mos u rrezikuar të infektoheni me shkeljen e shumë rregullave të arta të vetëizolimit, kufizimit të lëvizjeve, mos grumbullimit në mjedise publike, kujdesit ndaj higjenës personale dhe asaj kolektive, përkujdesit ndaj të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë si më të ekspozuarit dhe më të kërcënuarit, ushqehuni shëndetshëm, uji, çaji apo lëngjet e ndryshme duhet t’a mbajnë kurdoherë të njomë fytin tuaj, mos teshtini apo pështyni pa e kufizuar hedhjen e tyre në mjedisin rrethues…KUPTONI e ZBATONI me korrektesë udhëzimet e mjekëve dhe te Autoritetev Ligjzbatuese….MOS u panikoni dhe krijoni mbingarkesë të panevojëshme për kapacitet e Shërbimeve Mjeksore Publike….JEMI së bashku në këtë betejë për vijimësinë e jetës…..Si MANTELBARDHË Ju duam dhe Ju mirëkuptjmë, POR edhe Ju duhet të na mirëkuptoni dhe të respektoni ato çka Ju këshillojmë….We will win that war!!!
g.kosovari
Faleminderit i miri z Tritan Kalo