Ervin Salianji, është vetë karantinuar që mos preket nga koronavirusi.
Ai është shfaqur me një libër në dorë ku thotë se gëzon shëndet të plotë dhe se ka zgjedhur t’i dalë për zot vetes.
“Më mirë të izoluar dhe me shëndet të plotë sot, se sa të semurë të izoluar nesër nëpër spitalet tona me 1001 halle dhe me qeveri që çthotë sot nuk thotë nesër! Shpeto veten, familjen dhe ruaj shoqërinë!
Shoqëri e mirë janë librat , për këtë fundjavë unë sugjeroj
1-Si vdesin demokracite
nga Steven Levitsky, Daniel Ziblatt
2- Ne të gjallët, Ayn Rand
3- Mengjeset në Kafe Rostand, Ismail Kadare
4- Emri i Trendafilit, Umberto Eko
Po ti?”