Zyrtarët kanë shpallur vendet më të kërkuara të punës në rast pandemie, që do të ndihmonin jo vetëm në eliminimin e rrezikut, por dhe në komunikimin me publikun, kërkimin shkencor etj.
Në të gjithë botën, e sidomos në SHBA, këto janë për momentin profesionet më të kërkuara, për të cilat tregu ka nevojë, qoftë në punësim me kohë të plotë, qoftë në punësim me kohë të pjesshme.
Punonjësit e sistemit shëndetësor, si infermier, mjekë, sanitarë etj. Për vetë rrezikun që paraqet koronavirus, kuptohet se këto profesione janë në linjë e parë të konfrontimit me sëmundjen.
Shkencëtarët e statistikave. Këto ditë statistikat janë gjithnjë e më shumë të rëndësishme, për të ndihmuar me transparencën ndaj publikut por jo vetëm. Duke qenë se kjo është një krizë e re e paprovuar më parë, statistikat janë të vlefshme për shtetet dhe individët që të nxjerrin mësime nga vendet që e kanë kaluar më parë krizën.
Shkencëtarët dhe kërkimorët. Pikërisht prej faktit që kjo është një sëmundje e re, shkencëtarët dhe punonjësit e kërkimit janë shpresa e vetme për fituar përfundimisht betejën me COVID—19, duke krijuar një vaksinë për sëmundjen.
Specialistët e komunikimit. Paniku është një karakteristikë e çdo përhapjeje masive virusi, por kontrollimi i tij është një element i rëndësishëm përballjen me sëmundjen. Ndaj specialistët e komunikimit janë të rëndësishëm dhe të kërkuar në të tilla raste, sepse formulojnë strategjinë e komunikimit me publikun nga autoritetet vendimmarrëse dhe informuese, shkruan “scan”. /e.s/