Bashkia e Durrësit përmes një njoftimi ka lajmëruar të gjithë qytetarët durrsakë, se për shkak të koronavirusit, duke filluar nga data 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik në qytetin bregdetar.
Njoftimi i Bashkisë së Durrësit:
Bashkia Durrës
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Në vijim të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID 19, Bashkia Durrës njofton qytetarët se prej datës 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik për një afat të pacaktuar.
Prej orës 08.00 të datës 12 mars, këto linja do të ndërpriten deri në një njoftim të dytë:
– Shërbimi i transportit qytetas -linjat brenda qytetit të Durrësit
– Shërbimi i transportit rrethqytetas, -linjat që lidhin qytetin me njësitë administrative ish-komuna
– Shërbimi i transportit ndërqytetas ushqyes -linjat që lidhin bashkinë Durrës me bashkinë e Krujës dhe bashkinë e Shijakut
Bashkia Durrës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për pezullimin e përkohshëm të shërbimit të transportit publik, si një masë të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e COVID 19.