Një laborator në Britani është në kërkim të vullnetarëve që duan të infektohen me koronavirus dhe të paguhen për të. Kjo kërkesë vjen me qëllim që të gjendet vaksina për Covid-19.
Ata që pranojnë do të qëndrojnë në karantinë për 2 javë dhe nuk do të kenë kontakt fizik me botën jashtë.
Çdo person që e pranon këtë sfidë do të paguhet me 6900 dollarë, raporton “The Times”.
24 vullnetarët që kërkohen do të infektohen me 0C43 dhe 229E, të cilat do të shkaktojnë simptoma të lehta të frymëmarrjes.
Ata do të mbahen në laboratorin Hvivo në qendrën “Queen Mary BioEnterprises Innovation” që ndodhet në Londër.
Çdo vullnetar duhet të bëjë disa analiza para se të zgjidhet për tu bërë pjesë e studimit shkencor. Për dy javë, ata nuk do të jenë në gjendje të bëjnë asnjë ushtrim dhe do të hanë ushqime të kontrolluara.
/a.r