Ilir Allkja, mjek në Urgjencën e QSUT ka deklaruar se është futur në karantinë, pasi kishte vizituar 3 pacientë që dyshohet se ishin me koronavirus, ndërkohë që nuk ishte veshur me veshjen speciale.
Përmes një mesazhi që publikoi Lulzim Basha, Allkja tha se nuk kishte qenë në dijeni të faktit që këta persona dyshoheshin se ishin prekur nga COVID-19.
Por vetë Allkja gjatë gjithë kohës ka publikuar foto me veshje speciale duke u shprehur i gatshëm në luftën kundër Covid-19. Njëkohësisht, në profilin e tij gjen edhe poza si pjesëmarrës në mitingjet e PD, apo statuse kundër Ramës.