Një infermiere, Alessia Bonari postoi një foto të fytyrës së saj të mavijosur pasi veshi veshje mbrojtëse për orë të tëra gjatë punes në një spital në Milano.
Duke përshkruar jetën në spital, ajo zbuloi se si nuk mund të pijë ose të shkojë në banjë për gjashtë orë pasi veshi veshjet e saj mbrojtëse.
‘’Unë jam infermiere dhe tani jam duke u përballur me këtë urgjencë mjekësore.
Kam frikë edhe unë të shkoj në punë. Kam frikë, sepse kjo maska mund të mos i bëjë mirë fytyrës sime, ose mund të kem prekur rastësisht doreza të pista, ose ndoshta maska nuk i mbron sytë dhe diçka mund të ketë kaluar në sy.
Jam e lodhur fizikisht, sepse pajisjet mbrojtëse janë të këqija dhe kur i vendos ato nuk mund të shkoj në tualet, ose të pi ujë për 6 orë.
Jam e lodhur psikologjikisht dhe si të gjithë kolegët e mi që kanë javë të tëra në të njëjtën gjendje, por kjo nuk do të pengojë punën tonë, siç kemi bërë gjithmonë.
Do të vazhdoj të kujdesem për pacientët e mi, sepse jam krenare dhe e dua punën time.
Ajo që unë i kërkoj kujdo që po e lexon këtë post është: të qëndrojnë në shtëpi dhe kështu ata mbrojnë edhe ata që janë më të brishtë.
Ne të rinjtë nuk jemi imun ndaj koronavirusit, edhe ne mund të sëmuremi.
Unë nuk mund ta kem luksin të kthehem në shtëpinë time të karantinuar, duhet të shkoj në punë dhe të bëj pjesën time.
Ju bëni tuajën, ju lutem, qëndroni në shtëpi’’, shkruan infermierja, bashkangjitur fotos që është bërë virale në rrjetet sociale.
Një infermiere tjetër, Elena Pagliarini, u fotografua e zhytur në tavolinën e saj në një spital në Kremones, ku ajo kishte qenë duke punuar gjatë gjithë kohës.
Infermierja kishte rënë në gjumë ndërsa ende mbante maskën e fytyrës dhe fustanin kirurgjikal me spitalet italiane ‘të mbingarkuara ’nga kriza.
‘Të gjithë ne jemi të testuar në trup dhe mendje, duke parë të gjithë ata të sëmurë, duke kërkuar ndihmë me sytë tanë,’ tha një mjek i tjerë që bëri fotografinë.
‘Ne filluam në 8 të mëngjesit. Kishim punuar pa u lodhur për më shumë se dhjetë orë.
“E pashë Elenën të pushonte 5 minuta pasi kaloi disa orë duke vrapuar nga një pacient në tjetrin, duke u përpjekur të ndihmonte edhe një pacient tjetër që erdhi me ethe dhe probleme të frymëmarrjes“, tha ai.
Italia ka parë 631 vdekje dhe më shumë se 10,000 raste të konfirmuara që nga fillimi i shpërthimit me spitalet duke u ‘mbingarkuar’ nga kriza.
Italia vendosi një karantinë mbarëkombëtare të hënën në mbrëmje në masat më drastike që çdo vend ka ndërmarrë deri tani jashtë Kinës. /javanews
g.kosovari