Ish-agjenti amerikan i NSA Eduard Snouden vijon të bëjë deklarata që akuzojnë SHBA. Në një nga daljet e fundit, ai ka thënë se ISIS nuk ka qenë aty, kur kanë nisur bombardimet amerikane me dronë në Irak dhe Siri.
“Dronët nuk ndjekin njerëzit, por telefonat dhe nuk mund të dihet se nëse dikush që mban telefon është terrorist ose jo dhe zakonisht sulmet e dronëve shpesh përfundojnë gabimisht. Kur pashë këto dokumente e kuptova që kjo është histori e vitit . Dronët krijojnë më shumë terroristë se sa që vrasin. Shteti islamik nuk ishte aty kur kemi filluar për të bombarduar”, ka deklaruar Snouden.