Xhandarmëria e Oise në Francë njoftoi se një person u arrestua të martën pasi kishte vene ne shitje permes internetit materiale të skaduara mbrojtëse kundër koronavirusit, si maska dhe xhel.
Lajmin e bejne me dije mediat franceze, te cilat raportojne se operacioni eshte drejtuar nga xhandarët e Oise, ku është shënuar numri më i madh i rasteve të kontaminimit të koronavirusit zbuloi 9,400 maska, 3.300 doreza, 80 shishe me 150 ml xhel hidroalkoolik dhe 14 shishe me 500 ml xhel hidroalkoolik, të skaduara, të shitura në faqen Le Bon Coin.
Mashtrimi u zbulua pas një vëzhgimi në faqet e shitjeve në internet nga xhandarët e zyrës së inteligjencës së grupit të xhandarmërisë në Somme. Personi 59-vjeçar u arrestua dhe u vendos në arrest policie me udhëzimin e prokurorisë Beauvais.
g.kosovari