Kryeministri u shpreh se ky nuk është rasti që njerëzit të tregohen trima, pasi jemi në një kohë luftë ku duhet të mbrojmë vetën dhe njerëzit e dashur. Ai apeloi që njerëzit të tregohen të përgjegjshëm dhe të zbatojnë të gjitha rregullat në mënyrë që ta luftojmë dhe shmangin sa më shumë përhapjen e koronavirusit. Gjithashtu, kreu i qeverisë dha lajmin se mjekët dhe infermierët në vijnë e parë të frontit të “luftës” ndaj koronavirusit do të paguhen 1000 euro plus në muaj dhe 500 euro plus për sanitaret dhe shoferëve të ambulancave.
Rama ka ftuar edhe opozitën dhe presidentit Ilir Meta që të bashkojnë task forcat dhe ekspertët që të bëjnë një monitorim më të mirë në terren. Një sqarim ka ardhur edhe për akuzat e opozitës lidhur me maskat ‘e skaduara’, ku bëri me dije se janë dhuratë nga Kanadaja për një OJF shqiptare që nuk i mori pasi nuk pagoi detyrimet ndaj shtetit dhe mbi të gjitha nuk janë të rrezikshme. Për të treguar se to nuk rrezikojnë jetën e askujt, Rama e provoi dhe vetë një maskë të tillë, ndërsa theksoi se këto maska nuk janë dhënë për mjekët që janë në vijnë e parë të frontit në ‘luftën’ ndaj koronavirusit. Në përgjigje të dyndjeve që ka pasur ditëve të fundit në dyqane ushqimore, Rama u tha qytetarëve se është e panevojshme pasi ka furnizime.
Rregullat e reja:
Pension në shtëpi me kosto zero për të moshuarit, duke filluar nga ky muaj deri në përfundim të kësaj situate
Grumbullimi masiv i personave në ambiente publike, është i ndaluar, dhe në çdo rast distanca nga njeri tek njeriu nuk duhet të jetë më e vogël se një metër.
Mbyllja për publikun deri në 3 prill të gjitha ambientet që ofrojnë shërbime si disko, lokale nate, ambiente për argëtimin e të rinvje si qendra sociale, palestra, pishina
Kufizim i kontakteve në institucionet rezidenciale publike dhe jopublike. Për qendrat sociale që ofrojnë shërbime si të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, fëmijët pa përkrahje prindërore, do të shmanget kontakti me persona jashtë strukturës ku ata banojnë.
Restorantet, baret të ofrojnë shërbime për qytetarët duke respektuar distancën prej së paku 2 m nga tavolinat dhe së paku 1 metër qytetarët nga njëri tjetri.
Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për shmangien e kontaktet të personelit me publikun.
Punëdhënësit privatë të marrin masa për parandalimin e përhapjes e virusit. Kontakti i tyre me publikun të shmanget nëse shërbimi mund të ofrohet online.
Do të pezullohet përkohësisht të gjithë proceset dhe procedurat për konkurset publike të punësimit.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Pas urdhrit të qeverisë se pensionistëve do u çohet pensioni në shtëpi, pas asnjë kosto zero, ka reaguar edhe Posta Shqiptare e cila ka dhënë detaje se si do të ndodh kjo procedurë.
Të gjitha këto masa merren për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Zyrat e pensioneve do të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim të dytë dhe se të gjithë pensionistët duhet të depozitojnë numrin e telefonit, adresën e sakte dhe kartën e identitetit në kutinë postare pranë zyrës ku tërheqin pensionet.
Ja rregullat që duhet të ndjekin pensionistët për të marrë pensionin e tyre në shtëpi.
- Zyrat e pensioneve do të jenë të mbyllura, deri në një urdhër të dytë.
- Pensionet do të shpërndahen nga Posta Shqiptare në adresat e pensionistëve pa ASNJE kosto.
- Pensionistë, janë të lutur të depozitojnë numrin e telefonit, adresën e saktë dhe ID e kartës së identitetit, në kutinë postare pranë zyrës ku ata tërheqin pensionin.
- Në çdo zyrë postare do të afishohen numra kontakti për çdo informacion të nevojshëm rreth shpërndarjes së pensioneve. Për çdo pyetje apo paqartësi në lidhje me procesin e shpërndarjes se pensioneve ne shtëpi, mos hezitoni të na kontaktoni.