Disa persona kanë shkelur dekretin e kryeministrit Conte me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit në Itali.
Bëhet fjalë për një prostitutë dhe klientin e saj, të cilët janë parë në provincën e Varese. Njerëzit janë ankuar për mosrespektim të kryeministrit që deklaroi se e gjithë Italia është zonë e kuqe dhe askush nuk duhet të dalë nga shtëpia nëse nuk ka nevojë emergjente.
Ndërsa në Porto Empedocle (Agrigento) është raportuar një ceremoni funerali të disa personave që ecnin në këmbë përgjatë rrugëve të qytetit, në drejtim të varrezave.
Karabinierët identifikuan dhe raportuan 48 persona për shkelje dekretit dhe pritet të përballen me vepër penale.
Kurse një grup çiklistësh amatorë u ndalua gjatë një seance stërvitore që po zhvillohej në rrugët e Cuneo. Në Rimini u ndaluan disa turistë që u përpoqën të hipnin në një avion për të bërë pushime në Tunizi.
I njëjti fat ndoqi edhe dy persona në Parma që do shkonin në Madrid. Ndërsa në Milano u raportua për një festë diplomimi me 10 persona, e cila u ndalua nga policia që u njoftua nga qytetarët e zonës.
Deri tani ka 10,149 raste të infektuara me koronavirus në Itali, ndër të cilët 631 kanë humbur jetën.
/a.r