Kryeministri Edi Rama deklaroi se për shkak të koronavirusit ka vendosur që të mbyllen të gjitha lokalet, palestrat, pub-et dhe ambientet e mbyllura që grumbullojë shumë njerëz.
“Të kontribojmë të gjithë në këtë luftë. Do ta trajtojmë si armik për të zvogërluar plagët dhe humbjet. Kjo është luftë, pasi në Italinë fqinje nuk ka më asnjë dyqan hapur. Jemi në kushtet ku shumëkush po luan me veten dhe tjerët. Po luan me motrën e vëllain, babanë dhe nënën.
Kjo është forcë e verbër që të këput gjunjët. Po prek gjithë botën. Do mbyllen pabe, palestra. Ne do mbyllim pube, disko, palestra dhe mjedise që mbledhin shumë njerëz. Do i mbyllim të gjitha për të vendosur shëndetin të parin. Kjo gjë duhet bërë
Më ka rënë mua të bëj dhe policinë prindin dhe të keqin por kjo është gjëja që duhet bërë, edhe pse nuk e doja ta kisha këtë rol. Është e nevojshme të kufizojmë lëvizjen dhe sot është një luftë për të mbrojtur jetën e çdokujt që është rreth nesh.
Nuk mund të shkojmë sot në lokal dhe të sjellim korona në shtëpi gjyshes së sëmurë. apo të shkojmë në palestër dhe ta sjellim sëmundjen në shtëpi, bashkëshortes shtatzënë.
Kjo luftë nuk do zgjasë me vite, por një minutë zgjat sa një vit, thjeshtë kërkon vullnet dhe disiplinë”, tha Rama.