KQZ rrëzon kërkesën e 12 nismëtarëve që kërkonin referendum për të ndryshuar sistemin zgjedhor dhe për listat e hapura dhe nuk ju jep formularët tip për të mbledhur firmat.
Kundër kesaj nisme kane votuar 3 anëtarë të PS ne Komision: Denar Biba, Edlira Jorgaqi, Bledar Skënderi.
Pro kane votuar, anëtarja e PS-së Rezarta Bitri, dhe kryetari i KQZ, Klement Zguri.
Denar Biba: Jemi përballë një kërkesë të re. I mungon arsyetimi. Pyetja është specifikuar krahasuar me të parën, por referendumet nuk bëhen për te shuar kureshtjen. Kushtojnë po aq sa një palë zgjedhjet. Kërkesa e re nuk respekton ligjin
Bledar Skënderi: Pyetja është e paqartë. Lë vend për interpretime dhe nuk i vendos zgjedhësit perballë një kërkese të qartë
Rezerta Bitri, PS: Nuk kemi pse ju refuzojmë formularët tip për të mbledhur 50 mijë firma. Të mos jua refuzojmë të drejtën për të mbledhur nënshkrime.
Klement Zguri, kryetar i KQZ: Sovraniteti i takon popullit? Kjo është një fasadë. Ligjvënësi prej vitesh nuk sjell ligjin për referendumet. Legjislacioni në fuqi pengon qytetarët të shprehen drejtpërdrejt.
Kristaq Kume, nismëtar: Po e rrotulloni gjuhën siç ju intereson. E dini që në fillim se çfarë do bënit.
Denar Biba eshte shprehur se nuk ka vendimmarrje, pasi nuk ka kourumin e nevojshem prej 4 votash.