Sistemi i Drejtësisë vijon të mbetet i hapur, ndërsa vendimi i parë në lidhje me koronavirusin vjen nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Ditën e sotme, KPK dhe KPA ka njoftuar se do të ndërpresin shërbimin e pritjes me qytetarët, me qëllim mbrojtjen e tyre.
Denoncimet, njofton KPK dhe KPA, mund të bëhen me anë të postës ose online. Një vendim i tillë vjen pasi në Shqipëri janë konfirmuar 6 raste me koronavirus.
Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka marrë ende një vendim se çfarë do të bëhet në salla ku prania e qytetarëve është shumë e lartë. /e.s/