Pyetjet për koronavirusin po përhapen pothuajse aq shpejt sa vetë virusi. Ndër pyetjet më të rëndësishme ka qënë se sa kohë u duhet njerëzve të infektuar me COVID-19 të shfaqin simptomat. Të kuptuarit e afati kohor, i njohur si periudha e inkubacionit, është thelbësor për parandalimit të sëmundjes.
Një studim i ri, i botuar të hënën nga “Internal Medicine”, ofron një vlerësim të ri që hedh dritë mbi përhapjen e virusit. Periudha mesatare e inkubacionit, siç thotë gazeta e njohur, duket se zgjat rreth pesë ditë, me shumicën dërrmuese të njerëzve që shfaqin simptoma brenda 12 ditësh.
“Shpresojmë të kemi një periudhë precize inkubacioni pasi të marrim më shumë informacion”, thotë bashkëautori i studimit Justin Lessler, profesor i asociuar i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Shkollën e Shëndetit Publik Johns Hopkins. “Por të kesh njohuri të hershme është e rëndësishme për të kontrollin e përhapjen e virusit. “
Qendrat Amerikae për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë izoluar individë të dyshuar ose të konfirmuar që kanë COVID-19 për 14 ditë, duke punuar me supozimin se periudha mesatare inkubacionit është afërsisht një javë në mënyrë që të gjithë të shfaqin simptomat brenda një periudhe 14-ditore.
Edhe pse ka pasur raporte për periudha inkubacioni më të gjatë se 14 ditë, studimi i ri vlerëson se vetëm rreth 1% në çdo 10,000 pacientë do të shfaqin simptoma dy javë pas infektimit. Në këtë pikë të shpërthimit, kur nuk ka më mundësi të ndalet plotësisht përhapja e COVID-19 ,Lessler thotë se zyrtarët e shëndetit publik mund të duhet të jetojnë këtë rrezik.
“Tani që virusi është atje në më shumë vende të botës, ndoshta zbutja e rreziqeve është një strategji më e mirë sesa ngritja e karantinave”, thotë Lessler. “Karantina do të ketë kosto, veçanërisht nëse jeni punonjës i kujdesit shëndetësor.”