Mjeku infektolog, Arjan Harxhi gjatë një interviste televizive deklaroi se,”80% e rasteve me COVID-19 paraqesin forma të lehta. Grupmoshat e larta janë më të rrezikuarat”.
“Format e koronavirusit janë: 80% e rasteve paraqesin forma të lehta, rreth 14% paraqesin forma të rënda dmth pneumoni të rënda dhe 6% shfaqin forma severe, me prekje multiorganore që janë dhe më fatalet. Këto forma shfaqen në përqindjen më të madhe në grupmosha të larta dhe vdekshmëria është shumë më e lartë në grupmoshat e rritura”, u shpreh Harxhi.
“Mbajtja e maskës në publik më shumë prish punë sesa mbron. Prish punë sepse është e pamundur që ti në jetën e përditshme të mbash maskën. Ti po e mbajte maskën dhe e lëvize njëherë e prish të gjithë mbrojtjen. Probabiliteti që ti të përballesh me dikë tjetër në jetën e përditshme është shumë i vogël. Ndërsa një personel shëndetësor e ka gjatë gjithë kohës kontaktin e drejtë për drejtë me personat dhe prandaj duhet të mbaj maskë”, tha ai.
Dritan Ulqinaku, epidemiolog tha se, ”të gjithë të prekurit duhet të futen në vetëkarantinë. Ideja është që një person që është i mundur që ka dikë që e ndihmon, që ka një banjo në dispozicion mund të vetëkarantinohet. Ndihma e mjekut është në çdo moment është 127 që funksionon në çdo moment. Personi që shërohet nga kjo sëmundje duhet mbi një javë që t’ia përsërisim analizën që të rezultoi negativ”. /e.s/