Qipro ka konfirmuar dy rastet e para me koronavirusi. Ishulli mesdhetar deri dje ishte një nga 4 vendet e pakta europiane që nuk kishte konfirmuara raste.
Bëhet fjalë për një 25- vjeçar i cili ishte kthyer nga Italia e Veriut dhe rasti i dytë një 64- vjeçar që ishte kthyer nga Britania.
Rasti i dytë punonte si doktor në spitalin e Nikosias për ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Menjëherë autoritetet kanë marrë masa për të izoluar rastet dhe familjarët me të cilën kanë pasur kontakte. /e.s/