“Frikë aspak, por kujdes po! Ky prononcim i Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk duhet lexuar kurrësesi si një ftesë për moskokëçarje, por thjesht si një fakt për të mos humbur qetësinë e kthjelltësinë”.
Kështu shkruan kryeministri Edi Rama, i cili përmes Facebook publikon fjalët e Donald Trump lidhur me situatën për COVID-10.
“Vitin e shkuar 37.000 amerikanë humbën jetën nga gripi i zakonshëm.
Mesatarja vjetore e vdekjeve nga gripi (SHBA) është mes 27.000 dhe 70.000 në vit. Asgjë nuk ndalet, jeta & ekonomia vazhdojnë.
Në këtë moment janë konfirmuar 546 raste të Coronavirus dhe kanë humbur jetën 22 persona. Mendojeni pak!” – citohet nga Rama presidenti amerikan.