Numri i të infektuarve nga koronavirusi në Greqi ka arritur në 84, konfirmon Ministri i Shëndetësisë Vasilis Kikilia.
Ndërkohë profesori i sëmundjeve infektive Sotiris Tsiordas deklaroi se 11 persona u diagnostikuan me virusin sot.
Nga 84 pacientë, 24 ndodhen në spital dhe që njëri prej tyre është në gjendje serioze me pneumoni.
Ai është shtruar në spitalin e Rios. 57 të tjerë janë vetëizoluar në shtëpinë e tyre. Nga 84 të infektuarit, 81 janë grekë dhe 3 janë të huaj.
56 janë infektuar gjatë një ekskursioni në “Holy Land”, ku 47 ishin në grup dhe 9 të tjerë kanë qenë në kontakt me ta.
Katër nga 84 rastet nuk dihet ende se ku e kanë marrë virusin.
/a.r