Dy të prekurit e parë nga koronavirusi në Shqipëri, rezultojnë të kenë një lokal në Tiranë.
Pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në vend, personeli i Institutit të Shëndetit Publik ka shkuar tashmë në ambientet e bizneseve të dy personave që rezultuan pozitiv për të bërë dezinfektimin.
Të prekurit janë babë e bir me origjinë nga Puka dhe banorë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë
Specialistët e ISHP kanë shkuar në biznesin e tyre ku dhe kanë dezinfektuar bizneset, siç tregohet në pamjet e ‘Abc’.
Mësohet se babë e bir, V.K., 54 vjeç dhe P.K., 28 vjeç janë pronarë të një bar kafeje dhe një lavazhi në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.
Mësohet se gjatë ditës së sotme janë izoluar të afërmit e tjerë të personave të prekur me koronavirus me qëllim shmangien e infektimit të personave të tjerë. /a.r