Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje të reja lidhur me dy personat që kanë rezultuar me koronavirus në Shqipëri, të cilët janë bab e bir, të moshave 28 dhe 54 vjeç.
Ministrja tha se djali që ka ardhur nga Firence, nga pika e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, që në datën 26 Shkurt, ka infektuar të atin e tij, që në këtë rast ka qenë dhe kontakt i ngushtë.
Manastirliu tha se gjatë natës janë vendosur në izolim të gjithë kontaktet e ngushta që personat kanë pasur rreth vetes, ndërkohë që rastet e konfirmuara janë izoluar në ambientet e infektivit në QSUT.
“Dje janë konfirmuar dy rastet e para në Shqipëri. Bëhet fjalë për 28 dhe një 54-vjeçar banues në Tiranë. Një rast ka ardhur në datë 26 shkurt nga Hani i Hotit.
Babai është infektuar si kontakt i ngushtë. I janë marrë mostrat dhe kanë rezultuar pozitivë. Menjëherë është bërë identifikimi, izolimi, kanë marrë mostrat e kontakteve të ngushta të cilët janë izoluar. Babë e bir po marrin shërbim tek Infektivi.
Mjekët dhe infermierët janë në ballë të kësja situate për çdo skenar që ne e kemi planifikuar. Kam një thirrje për ata që kontaktohen të bashkëpunojnë për të mirën e tyre dhe të mirën e të afërmve të tyre. Mjekët janë në krye të detyrës ku çdo orë ka përforcim të masave”, u shpreh Manastirliu. (TemA)