Një aksident rrugor është regjistruar na aksin Fushë- Krujë- Vorë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka mbetur i plagosuri njëri nga drejtuesi dhe një nga pasagjerët, të cilët kanë marrë plagë të lehta dhe janë dërguar në spitalin e Fushë-Krujës.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja në mënyrë të gabuar të rrugës nga ana e një prej makinave.