Zv.kryeministri Erion Braçe i ka bërë thirrje banorëve të 5 fshatrave në zonën e Lushnjës që të largohen bashkë me kafshë dhe mjete nga toka e argjinaturës së Lumit Shkumbin, i cili sipas tij rrezikon të dalë nga shtrati.
Braçe thotë banorët duhet t’i binden urdhërave të policisë dhe kryepleqve për t’u larguar, ndërsa publikon edhe disa foto nga gjendja e lumit pas shirave të vazhdueshëm të dy ditëve të fundit.
“Cdo banor i fshatrave Cerme e Siperme, Proshke, Cerme Pasha, Cerme Shkumbin, Sulzotaj, t’i bindet urdhrave te kryepleqve dhe policise per tu larguar vete dhe cdo kafshe, mjete nga toka e argjinatures se lumit-buza e lumit deri ne argjinature! Menjehere! Bindjuni urdherave te autoriteteve!”, shkruan Braçe.
Reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa lagje të qytetit të Elbasanit. Uji ka vërshuar në rreth 20 banesa në lagjen “5 maji” si dhe më shumë se 30 shtëpi janë nën ujë në lagjen e “Uzinës 12” duke nxjerrë jashtë funksionit orenditë shtëpiake. /e.s/