Malta konfirmon rastin e parë me koronavirus. Bëhet fjalë për një 12-vjeçare italiane, e cila tashmë është në karantinë. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Chris Fearne.
Vajza dhe familja jetojnë në Maltë dhe ishin kthyer të martën nga një festë në Trentino përmes Romës.
12-vjeçarja filloi të ndjehej keq ditën e enjte, madje para se të kontaktonte mjekun, ajo dhe familja e saj ishin vendosur në karantinë.
Ndërkohë deri më tani në Itali kanë humbur jetën 197 persona.