Një polic i eskortës së Matteo Salvinit është prekur nga koronavirusi.
Lajmi ka bërë bujë në mediat italiane, ndërsa vëmendja u kthye nga kreu i Lega Nord.
Ky i fundit reagoi disa orë më pas duke thënë se e dinte që shumë donin vdekjen e tij, por se ishte shumë mirë më shëndet.
“Jam shumë mirë, nuk kam patur kontakte me atë polic. Ata që urojnë vdekjen time përmes postimeve në rrjetet sociale nuk meritojnë gjë tjetër vetëm se një buzëqeshje”, shprehet ai.
Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio duke thënë se është koha që të gjithë të jenë të bashkuar në këtë situatë.
“Uroj që ai të bëhet mirë. Kjo është një siutuatë në të cilën duhet të jemi të bashkuar dhe të bëjmë deklarata të kujdesshme”, u shpreh ai.
Numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 3 916, ndërsa ai i të vdekurve u ngrit në 197 të tillë. Italia ka shpallur emergjencën kombëtare për koronavirusin.