Në një kohë kur ditën e djeshme një 50-vjeçare nga Lushnja u mbyll në karantinë në spitalin e Infektivit në QSUT, pasi paraqiste shenja të koronavorusit, rezultatet kanë dalë negative.
Zyrtarisht bëhet e ditur për ‘BalkanWeb’ se pasi gruaja, e cila 3 ditë më parë kishte ardhur nga Padova e Italisë, i ishte nënshtruar analizave dje, ndërkohë që ajo nuk rezulton të jetë e prekur nga ky virus.
Kujtojmë se dje gruaja u paraqit si fillim në spitalin e Lushnjës, pasi kishte pasur temperaturë dhe ethe, ndërkohë që stafi i mjekëve e transferuan atë në QSUT, duke respektuar protokollin. Deri më tani vendi ynë dhe disa shtete të tjera të Ballkanit nuk kanë pasur asnjë rast të personave të prekur nga virusi vdekjeprurës, përfshi këtu dhe Kosovën.