Mediat italiane kanë përcjellë lajmin se në Shqipëri, deri më tani nuk është verifikuar asnjë person i prekur nga koronavirus.
Drejtori i zyrës së OMS në Tiranë, Raul Gonzales ka sqaruar se me studime të thelluara po përpiqen të kuptojnë motivin e këtij fakti.
Sipas tij në Shqipëri po kryhen kontrolle të vazhdueshme e ndër personat e dyshuar të gjithë kanë rezultuar negativë nga virusi.
Sidoqoftë , kontrollet vazhdojnë jo vetëm për ata që hyjnë rregullisht në Shqipëri, por edhe kundër emigrantëve të paligjshëm.
Ndërsa Ministria e Shëndetësisë vazhdon t’u rekomandojë të gjitha bashkive kontrollin, si dhe masa për higjenën sepse kjo konsiderohet masa e parë për të luftuar virusin. /e.s/