Një grua nga Lushnja është izoluar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, pasi dyshohet të jetë prekur nga koronavirusi.
Gruaja me inicialet M.V nga fshati Urzë e Lushnjes ishte kthyer nga Italia dy ditë më parë.
Ajo është paraqitur fillimisht në spitalin e Lushnjes me temperaturë, vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje artikulacionesh, është mbajtur në karantinë për rreth një orë dhe më pas është nisur me ambulancë drejt QSUT-së, ku do të kryhen edhe ekzaminime të mëtejshme. /e.s/