Pronari i një ressorti në Kosovë është ndaluar ditën e sotme nga policia, pasi dyshohet se ka trafikuar një luan nga Shqipëria, përmes malit.
Sipas mediave në Kosovë, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar ndalimin e të dyshuarit A.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me mallra”.
Sipas komunikatës, “ekziston dyshimi i bazuar se nga data e papërcaktuar, deri më 21 nëntor 2019, në resortin “Maja e Zezë”, në fshatin Stanqiq, komuna e Gjilanit, i dyshuari A.H., përmes rrugëve dytësore malore, dyshohet se nga Republika e Shqipërisë, pa asnjë dokumentacion përcjellës, ka sjellë kafshën e llojit “Panthera Leo”, të racës Luan, duke e cuar në resortin e lartëpërmendur, ku edhe zhvillon biznesin afarist”.
Sipas mediave në Kosovë, prokurori i çështjes ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj, në afat prej 30 ditësh, nga Gjykata kompetente në Gjilan.